LEZHË - Kopshti numër 2 në lagjen Gurra të qytetit të Lezhës, që dy ditë më parë u përfshi nga flakët, do të jetë gati për fëmijët më datën 8 janar.
Ky lajm është konfimuar nga drejtori i arsimit në Lezhë, Bardhok Pulaj, i cili inspektoi punimet për rikonstruksionin e ambjenteve të përfshira nga flakët.
Ndërkohë, punonjësit e shërbimeve të bashkisë Lezhë kanë nisur menjëherë ndërhyrjen në kopshtin e përfshirë nga flakët.
Ndërsa drejtues të arsimit dhe përfaqësues të bashkisë panë nga afër situatën, dëmet dhe mundësitë e ndërhyrjes.
Dëmet janë të konsiderueshme pas zjarrit që përfshiu godinën e kopshtit pasditen e të premtes dhe po shikohen të gjitha mundësitë për të vendosur në funksion sa me shpejt që të jetë e mundur.
Ndërkohë, mbeten ende të paqarta shkaqet e zjarrit.