A1 Report - Itali, nderron jete ne moshen 56-vjeçare Olinto Olivotto

2015-08-21 16

ITALI- Ndërron jetë në Itali në moshën 56-vjeçare, Olinto Olivotto, si pasojë e një ataku kardiak. Profesori i Liceut Artistik në Catagna u bë i njohur në dy vitet e fundit në Shqipëri, si babai që kërkonte të vertëtën e vdekjes në një spital privat në Tiranë të djalit të tij të sëmurë me tumor.

Mesazhet janë pafund në profilin e tij në "Facebook", të cilët pavarësisht hidhërimit për vdekjen e parakohshme, ngushëllohen me fakti se tashmë kjo i ka bashkuar sërish babë e bir.

Djali i Olintos, Luca Olivotto, erdhi për të realizuar në Tiranë një kurë për sëmundjen e tij të rëndë, por kjo kurë në vend që ta shpëtonte I përshpejtoi atij vdekjen. Pas publikimit të lajmit në "Shqiptarja.com", kjo ngjarje u kthye në një skandal në fushën e mjekësisë.

Familjarët e italianit akuzuan mjekun Tullio Simoncini, i cili sipas tyre me teorinë se kanceri është një kërpudhë dhe shërohet me sodë bikarbonati i kish premtuar se djali i tyre do shërohej.

Nga Prokuroria e Tiranës janë kryer hetimet dhe dosja i është dërguar Gjykatës, e cila pritet të nisë procesin këtë muaj.