A1 Report - Borxhi për frymë, viti 2014 nis me 314 271 lekë borxh

2015-08-21 1

Qytetarët shqiptarë do të mbartin një nivel të lartë borxhi për frymë edhe këtë vit. Nga viti që sapo lamë pas, 2013-a, çdo shtetas shqiptar sipas "Open Data", do të trashëgojë një sasi prej 314.271 lekësh borxh ose rreth 9.8% më shumë se në 2012-n. Për vitin 2013, stoku i borxhit u parashikua të shkonte në rreth 895.7 miliardë lekë. Në këto kushte, një familje shqiptare mesatare prej 4 personash, do të mbart këtë vit nga viti 2013 një borxh prej 1.257.084 lekësh.