Në ditën e katërt të vitit të ri, në pikat e kalimit kufitar vihet re shtim i fluksit të lëvizjes së emigrantëve. Gjatë 24 orëve të fundit, vetëme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kanë hyrë rreth 3100 persona dhe kanë dalë rreth 4500 të tjerë.Pikat Kufitare të Qarkut të Kukësit, që e lidhin vendin me Kosovën, kanë shënuar një numër të lartë hyrje, për shkak të largimit të emigrantëve kosovarë në vendet ku jetojnë, pas mbarimit të festave të fundvitit. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kufirit dhe Migracionit, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në doganën e Morinës, në Kukës, kanë hyrë më shumë se 7 mijë shtetas ndërkohë që kanë dalë prej saj më shumë se 5 mijë të tjerë.Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dita e sotme paraqitet e qenë, pasi nuk ka fluks lëvizje apo radhë emigrantësh e automjetesh. Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë të kalimit kufitar kanë hyrë 1871 persona dhe kanë dalë 2826.