A1 Report - Schumacher mbush 45 vjeç skuderia "Ferrari" i ben dhurate

2015-08-21 0

Një dhuratë të vecantë i bën skuderia Ferrari, Michael Schumacherit sot kur gjermani mbush 45-vjec. Ne sajtin zyrtar të skuderisë nga Maranello janë vendosur fotot e 72 fitoreve të arritura nga kampioni gjerman me "kokekuqen" gjatë viteve 1996-2006.
"Kanë qenë emocione të paharrueshme që së bashku me pasionin, impenjimin dhe dedikimin e kanë bërë Schumin përgjithmone pjesë të familjes së madhe të Ferrarit. Urime të dyfishta Michael.
Schumi nuk mund të festojë ditëlindjen e tij të 45 pasi ndodhet në spitalin e Grenobles duke luftuar për jetën pas aksidentit që pësoi të dielën në alpet franceze.
Neurologët kanë thënë që sa më shumë kalon koha, aq më mirë është për ish-pilotin e Ferrarit, gjithmonë duke iu referuar objektivit të vetëm që mjekët kanë për momentin: Mbijetesën. Për ditën e sotme pritet një fluks i madh tifozësh jashtë spitalit.

Free Traffic Exchange