LEZHE- Viti 2014 ka filluar i qetë në qytetin e Lezhës. Asnjë i lënduar nga fishekzjarret, armët e zjarrit apo aksidentet. Ndihmën mjekësore e kanë kërkuar vetëm qytetarë të intoksikuar nga përdorimi i tepërt i alkoolit, por numri i tyre mbetet më i ulët se festimet e një viti më parë.
Nga ana tjetër, gjatë 3 ditëve të para të këtij viti nuk është shënuar asnjë aksident. Ka patur vetëm penalitete për drejtues automjetesh që kanë konsumuar pije alkoolike. Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Valentin Florini, ka bërë të ditur se atmosfera festive ka kaluar qetësisht përsa i përket qarkullimit rrugor.
Ky është viti i parë që qarku i Lezhës feston ndërrimin e viteve pa incidente për t'u shënuar. Megjithatë, spitalet, Policia e Rendit dhe ajo Rrugore, vijojnë të jenë në gadishmëri.