Një shqiptar ka humbur jetën pranë kufirit me Maqedoninë teksa po gjuante. Ngjarja ka ndodhur para 4 ditësh në Malin e Thatë. Policia maqedonase mbajti trupin e viktimës për katër ditë derisa u krye ekspertiza mjeko-ligjore, pavarësisht kërkesës së familjarëve për ta tërhequr trupin e të afërmit të tyre.
Dyshohet se 34-vjeçari Florian Çera, nga fshati Alarupë, Pogradec, është rrëzuar aksidentalisht nga një shkëmb, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ndërsa familjarët e 34-vjeçarit fillimisht shprehën pretendime se nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes.