Anija e Administratës Detare amerikane "Cape Ray", pritet të zhvendoset në një vend ende të paidentifikuar në Mesdhe, bashkë me ekuipazhin që do të kryejë sistemin e hidrolizës, i projektuar nga Departamenti i Mbrojtjes për neutralizimin e komponentëve të armëve kimike me ujë dhe detergjentë.
Në bordin e kësaj anije, do të vendosen dy njësi dhe një njësi e tretë do të vendoset në një tjetër vend.
Sistemi i hidrolizës, është projektuar nga ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të qenë i zhvendosshëm nga një vend në tjetrin, në mënyrë që të shpërndahet, për të filluar operacionin në të gjithë botën, brenda 10 ditësh.