A1 Report - Kolorado legalizon shitjen e marijuanes, klientet vihen ne radhe

2015-08-21 2

KOLORADO- Kolorado është shteti i parë amerikan që ka autorizuar shitjen e marijuanës dhe jo vetëm për qëllime terapeutike, por edhe qëllime krijuese.

Në Kolorado, dita e parë e vitit 2014-të, ka qenë dita e hapjes së dyqaneve e parë të cilët do të shesin marijuanë. Këta dyqane kanë marrë autorizimin, për të shitur këtë bimë narkotik, për të gjithë ata që kanë mbushur moshën 21-vjeç. Ka pasur rradhë të gjata në dyert e këtyre dyqaneve, ku mijëra persona të entuziazmuar, nuk kanë dashur të humbin rastin për të bërë këtë blerje të ligjshme.

Për 70-të vite me radhë, shitja e Kanabis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë i ndaluar.

Disa aktivistë dhe mbështetës të ligjërimit të kanabis, kanë organizuar një ceremoni në "3D Cannabis Center", për të celebruar dhe blerjen e tyre të parë. Klienti i parë, ka qenë 32-vjeçari Sean Azzariti, i cili ka marrë pjesë në luftën në Iraq dhe ka përdorur marijuanën për të larguar simptomat e të ashtuquajturës, sindroma nga stresi post-traumatik.

Edhe në Washington, është aprovuar ligji për Marijuanën, por banorët do të presin hapjen e dyqaneve deri nga mesi i vitit 2014-të.

Ndërkohë, pritet që Kolorado të kthehet në një vend turistik, për blerjen e kanabisit. Për këtë arsye, është kruijuar një faqe internet, në të cilën jepen disa këshilla të specializuara.

Sipas zyrtarëve, hapja për ditën e vitit të ri i ka çelur rrugën një tregu të paprecedentë të marjuanës i cili pritet të arrijë deri në 578 milionë dollarë në të ardhura vjetore, përfshirë këtu edhe 67 milionë dollarë taksa që shteti i Kolorados pritet të mbledhë.

Megjithatë, 20 shtete, përfshirë Koloradon dhe Washingtonin, kanë miratuar prej kohësh përdorimin e marjuanës për qëllime mjekësore. Sidoqoftë, sipas ligjit federal të Shteteve të Bashkuara, kjo drogë vazhdon të mbetet e paligjshme.