Presidenti Nishani e ka nisur vitin 2014 me një urim për ushtarakët shqiptare që nata e ndërrimit të vitit i gjeti me mision në Afganistan. Përmes një video-konference nga zyra e tij, Presidenti dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i FA i uroi forcat tona për sa më shumë suksese në misionin e tyre fisnik.