Për 115 familje të ngujuara në qarkun e Shkodrës nata e ndërrimit të viteve është thjesht një natë më shumë brenda katër mureve të shtëpisë.
Argëtimi jashtë ambjenteve të banesës është kthyer në një tabu për këto familje, të cilat nuk kanë mundësi të shijojnë nga afër as magjinë e fishekzjarreve, pasi frika se hasmi ndodhet pranë është gjithnjë prezente.