Rrjedhje gazi u raportua sot në mbrëmje në zonën e "Xhamllikut" në kryeqytet.
Nga raportimet e para që sjell gazetari Arsen Rusta, mësohet se rrjedhja e rreth 30 litrave gaz ka ndodhur rreth orës 21:15 të mbrëmjes në një pikë karburanti, ku gjendet një depozitë me kapacitet 2000 litra.
Forca të shumta zjarrëfiksesh (4 zjarrfikëse) dhe policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe fillimisht kanë rrethuar zonën dhe kanë evakuuar banorët e zonës dhe punëtorët e karburantit.