A1 Report - Bulqize, 15 minatore te Turalb serish ne greve per pagen e 13

2015-08-21 1

BULQIZË - Minatorët e zonës D në Bulqizë kanë hyrë sërish në grevë urie, këtë herë për mos marrjen e pagës së 13 ashtu siç dhe u ishte premtuar.

Minatorët e firmës "Turalb", mbi 15 veta, grevën e kanë nisur mëngjesin e sotmë dhe sipas tyre, greva ka nisur pasi ishte arritur marrëveshja me punëdhënësit që do të merrnin edhe një pagë plus për vitin 2013.

Greva po zhvillohet në të njëjtin ambient si rradhën e kaluar atë të datës 1 deri në 4 dhjetor, në garderobën e minierës.

Marrëveshja për pagën e 13 ishte arritur mes sindikatës dhe kompanisë me ndërmjetësimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Free Traffic Exchange