KUKES- Një 18-vjeçar nga fshati Shtan të Kukësit rezulton i humbur prej tre ditësh. Genc Gashi ka dalë nga shtëpia pasi ka marrë një telefonatë, ndërsa u ka thënë familjarëve të tij se kishte punë.
I riu nuk është kthyer në shtëpi në mbrëmje dhe ky fakt ka shqetësuar familjarët e tij, të cilët kanë tentuar të lidheshin në telefon me të riun, por ka kjo ka qenë e pamundur pasi aparati i tij celular rezultonte i fikur.
Familja ka nisur kërkimet në zonën përreth, ndërsa i ati i tij, Sali Gashi, teksa ka kryer denoncimin për zhdukjen e të birit në polici, i bën apel organeve kompetenete për gjetjen e tij.
Ndërkaq blutë e Kukësit kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e 18-vjeçarit, ndërsa hetimet janë përqëndruar kryesisht tek thirrj telefonike që ka marrë i riu para se të dilte nga banesa.