Gjurmë gishtash në atentatin e prefektit.Nuk i përkasin personave të skeduar.Kërkohet ndihma e Aleat

2015-08-21 1

Gjenden gjurmë gishtërinj në letrën e Natribanit, e cila u përdor për të mbështjellë eksplozivin e vendosur në makinën e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Sipas të dhënavë që vijnë nga ekspertët e laboratorit të policisë kriminale gjurmët nuk i përkasin asnjë personi me precendent penal, të cilët ndodhen në skendarët e policisë së shtetit.

Në këto kushte, Policia e Shtetit i është drejtuar kompanisë Aleat për idenfikimin e personit të cilët i janë gjetur gjurmët e gishtërinjve.

Ende nuk ka një përgjigje nga kompania ndonëse kërkesa është dërguar ditë më parë. Policia e shtetit në këtë rast është e detyruar të presë përgjigje, pasi në kontratën e nëshkruar nga ministria e brendshme me këtë koncesionar, ministria nuk disponon të gjithë gjurmët e gishtave të personave që aplikojnë për dokumente,sepse të dhënat janë në pronësi të firmës Aleat. Pista kryesore e hetimit mbi të cilën po hetohet është ajo për shkak të detyrës si prefekt i Vlorës.

Free Traffic Exchange