A1 Report - Durres, plagosi policin, 5 mije € shperblim per kapjen e autorit

2015-08-21 0

DURRES- Policia e Durrësit vë në dispozicion një shpërblim prej 5 mijë eurosh për arrestimin e Gazmir Markut i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me automatik oficerin e Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Durrës. Efektivi, Agron Halilaj ishte pjesë e një patrulle e cila kishte shkuar për të kontrolluar banesën e tij.

Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij ndërkohë që policia e Durrësit zbardhi sot rrethanat e shkëmbimit të zjarrit mes patrullës së policisë dhe të kërkuarit.

TELEFONATA PER DENONCIMIN E TENTATIVES SE GRABITJES
E gjitha kishte nisur në momentin kur policia kishte në orën 22.00 të 28 dhjetorit 2013, kur në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës kishte mbërritur një telefonatë. Një shtetas denonconte tentativën për vjedhje me dhunë nga dy shtetas të lokalit të tij në lagjen Nr.15 Spitallë Durrës.

Menjëherë policia kishte nisur krehjen e zonës ndërkohë qëishin ndërmarrë verifikime për disa shtetas me tendencë vjedhjet me dhunë.