Arrestohet Bledian Deda, i cili akuzohet se ka dhënë ndihmë për arratisjen e 7 të burgosurve nga burgu i Drenovës, ngjarje e ndodhur në datën 24 nëntor 2013.
Policia e Korçës, ka bërë të ditur se, mesditën e djeshme është vënë në pranga 26-vjeçari Deda banues në Kodët Kamëz. Deda ka qenë në kërkim që prej datës 14 dhjetor 2013.
Gjykata e Korçës kishte caktuar ndaj Dedajt masën e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale "mbajtja pa leje e armëve luftarake" dhe "Largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit".