A1 Report - Miratohet buxheti me 82 vota opozita përfundon me 27 vota

2015-08-21 1

TIRANE- Pas 8 orësh që prej orës 11:00 e deri në 18:50 minuta Kuvendi mes debatesh e diskutime, ka miratuar me 82 vota pro, 27 kundër dhe asnjë abstenim, projekt-buxhetin për vitin 2014.

Gjatë 8 orëve mazhoranca ka hedhur poshtë amendamentet e propozuara nga opozita, veç njërit të PDIU-së. Gjithashtu Kuvendi ka miratuar me 77 vota pro dhe 33 kundër projektligjin për tatimin mbi fitimin.

Duke folur në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se: Me punën e bërë dhe me buxhetin e 2014 ndalë rrënimin e 1996 për të boxheve. LSI ka tërhequr përkohësisht amendamentin për tatimin e biznesit fason.

Ndërkaq pas debateve mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për projektbuxhetin për vitin 2014 dhe paketën fiskale, Kuvendi ka miratuar me 77 vota pro dhe 33 kundër projektligjin për tatimin mbi fitimin.

Me miratimin e këtij projektligji janë rrëzuar amendamentet e paraqitura nga opozita për ndyshimet për tatimin mbi pagat dhe për bizneset. Ndërsa LSI ka tërhequr përkohësisht amendamentin për tatimin e biznesit fason. LSI bie dakord që të mbajë pezull këtë amendament duke i dhënë kohë qeverisë brenda pranverës të hartojë një paketë integrale që do t'i vijë në ndihmë këtij biznesi.

Nga 3 amendamentet e paraqitura nga LSI, kjo e fundit tërhoqi përkohësisht amendamentin për tatimin e fasonëve. PD ka propozuar 39 amendamente, deri tani i janë hedhur poshtë 2 amendamente. Në fillim të seancës të pranishëm ishin 113 deputetë dhe ishte kuorumi për të nisur punën seanca.