Sistemimi i të punësuarve, institucionet në kaos

2015-08-21 5

Vazhdon të ketë vështirësi në sistemimin e 1600 të punësuarve në konkursin e Pyjeve të Maqedonisë. Kaos total mes institucioneve, jo sinkronizim nga i cili vuajnë më së shumti të punësuarit në konkursin e fundit. Kiro Badarovski, i pranuar në një konkurs për punë pas 27 pritje në Entin për punësim, thotë se edhe pse deri tani dy herë i është thënë se është sistemuar në institucione, nuk ka qenë i pranuar, dhe vazhdon të mbetet në shtëpi.

"Më 25 nëntor na ftuan 375 personave të nënshkruajmë marrëveshje në Qeveri. Na thanë se prej nesër, prej 26 nëntor ne do të evidentohemi si të punësuar. Me siguri nuk ka pasur sinkronizim mes tyre për sistemimin e punës. Mua më thanë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Kalova në KSHZ, më thanë 'nuk kemi asnjë haber'", tha Kiro Badarovski, i pranuar në konkurs.

Pas 2 ditësh atij i është thënë të shkojë në shtëpi. Në fillim të muajit dhjetor Badarovski është thirrur edhe në Komunën e Butelit, por ditën e ardhshme është përsëritur e njëjta gjë sikurse edhe në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, i është thënë se nuk kanë marrë informatë se ai do të jetë i punësuari i tyre. Vështirësitë rreth sistemimit të të punësuarve i kishte pranuar edhe vetë drejtori i Pyjeve të Maqedonisë Zharko Karaxhovski.

"A do të pranohet numri nga ata apo jo, numri i 1600 të punësuarve, të gjithë do të vendosen. Nëse jo atje ku dikush nuk donë, do të gjejmë vend atje ku mundet dhe duhet. Askënd nuk do ta lëmë në rrugë", u shpreh Zharko Karaxhovski, Drejtori i Pyjeve të Maqedonisë (06.12.2013).

Më herët, edhe disa komuna kishin refuzuar pranimin e punëtorëve nga konkursi i fundit. Nga ana tjetër, siç thotë bashkëbiseduesi ynë Badarovski, përveç që të pranuarit shëtitën andej këtej nëpër institucione, atyre nuk u njihet edhe niveli i arsimit. Sipas tij, ka shembuj të shumtë të kuadrove të pranuar me fakultet të mbaruar, ndërsa sistemohen si bashkëpunëtorë më të rinj, pozitë për të cilën kërkohet vetëm shkolla e mesme. Benjamin Arifi