Reshjet që dje dhe sot përfshin vendin ndonëse ndikuan pozitivisht në parametrat e ndotjes së ajrit, megjithatë nuk siguruan përmirësim të ajrit. Edhe më tej ajri vazhdon të jetë i ndotur në komunat Qendër, Karposh, Lisiçe, Tetovë dhe Kërçovë. Ministri i ekologjisë Abdylaqim Ademi paralajmëroi se masat për mbrojtjen nga ajri i ndotur vazhdojnë të jenë në fuqi.
"Dje ka filluar të ketë rreshje shiu por nuk vërehet ndonjë përmirësim më I madh në ajrin ambiental sepse nuk ka ndryshim të shtypjes atmosferike, e cila është burim për krijimin e erërave dhe për lëvizjen e ajrit. Për momentin në qytetin e Tetovës tejkalimi është rreth katër herrë më I lartë Manastiri e ka nën nivelin e lejuar pra ëhstë liruar nga mkasat kurse Tetova Kërcova dhe Shkupi vazhdojnë të jenë mbi vlerën e lejuar.në rajonin e Tetovës kapacitet më I madh industrial është kombinati Jugokrom , në bazë të informative tonë ende nuk ka filluar Jugokromi me plotësimin e standardeve ekologjike, dhe si duket nuk mundë të arrijë ta plotësojë këtë kriter sepse instalimi kërkon edhe mjete edhe kohë që është më shumë se tre muaj. Për momentin kemi kërkuar që të reduktojë kapacitetin e prodhimit", tha Abdylaqim Ademi -- ministër i ekologjisë.
Organizatat joqeveritare nga Tetova kërkuan nga ministria e ekologjisë që të ndërmerr masa për mbrojtjen e qytetarëve nga ndotja e ajrit që po e shkakton kombinati i "Jugohromit".
"Edhe pse në këtë kombinat punojnë një numër I madh io punëtorve të cilët I mbajnë familjet e tyre megjithatë ky është ndotësi më I madh I luginës së Pollogut, dhe I cili helmon në këtë rast 400 000 banor. Duhet të bëhet në këtë drejtim dicka, kjo është nën kompetencat e ministrisë së ekologjisë, tash ose do mbyllet apo do gjendet një zgjidhje për ato punëtor që do mbeten pa punë", tha Agron baftjario, "EKO ACTION".
"Sipas qytetarëve në përgjithësi por edhe neve si NGO cekëm se problematic është ndotja e lartë e ajrit dhe kërkojmë zgjidhje sa më të shpejtë", u shpreh Xhane Kreshova.shoqata për mbrojtjen e të drejtave të grave.
Meteorologët thonë se gjatë ditëve të ardhshme nuk do të ketë pastrim të mjegullës, kurse me këtë nuk do të ketë as zvogëlim të parametrave të ndotjes së ajrit. Më shumë mjegull pritet të ketë në luginën e Shkupit dhe Pollogut.
"Ka një zvogëlim të dukshëm të parametrave të ndotjes, por kjo nuk është mjaftueshme për shkak se mjegulla ekziston si dukuri për shkak të lagështisë, ndonëse kjo mjegull që sot dhe nesër do ta kemi është pak më ndryshe se e mëparshmja, megjithatë ekzistimi i mjegullës do të thotë se nuk do të ketë pastrohet deri në fund ajri", deklaroi Kostadinka Arsovska, sinoptikane.
Njëra nga masat e qeverisë për zvogëlimin e ndotjes është që ndërmarrjet ndërtimore të punojnë prej orës 11 deri 17. inspektimet e ministrisë së punës dhe politikës sociale vërtetuan se nga 240 kontrolle të bëra, 70 firma nuk i respektojnë masat dhe ato morën ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë.
"Përafërsisht rreth 30% e personave juridik nuk i respe...