Kontakt qendër të përbashkët Maqedoni-Serbi në Tabanocë

2015-08-21 0

Maqedonia dhe Serbia thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Në kalimin kufitar në Tabanoc policia e Maqedonisë dhe ajo e Serbisë hapën kontakt qendër të përbashkët për bashkëpunim në këtë kalim kufitar. Shiritin e kësaj qendre e prenë ministrja e brendshme Jankullovska dhe homologu i saj ministri serb dhe kryeministri Ivica Daçiq. Kontakt qendra në fjalë do të mundësojë bashkëpunim më të afërt dhe këmbim informatash të zyrtarëve të policisë si dhe zgjidhjen më të shpejtë të çështjeve kontestuese. Daçiç dhe Jankullovska në Tabanoc nënshkruan edhe marrëveshjen për bashkëpunim policor gjatë sezonit turistik.

"Sot nënshkruam edhe marrëveshje për bashkëpunim policor gjatë sezonit turistik, që është e një rëndësie të veçantë posaçërisht për qytetarët tanë të cilët pushimet i kalojnë në Maqedoni dhe është mirë që të funksionojë kjo qendër', tha Ivica Daçiq, kryeministër i Serbisë.

Daçiç dhe Jankullovska thanë se dy vendet po përballen me probleme të përbashkëta siç është ajo me emigrantët ilegalë, të cilët sipas jankullovskës kryesisht vijnë nga Greqia.

"Ky është një ndër kalimet ku ballafaqohemi me emigrantëve illegal, ose tentimet e tyre për të vazhduar më tej për në vendet e Bashkimit Evropian. Në veçanti nëse merret parasysh se numri më i madh i emigrantëve illegal që i targetojnë si Republikën e Maqedonisë ashtu edhe atë të Serbisë vine nga kufiri jonë jugor, përmes Greqisë fqinje. Me anë të shkëmbimit direkt të informatave dhe aktiviteteve të koordinuara, tentojmë që të veprojmë së bashku edhe në parandalimin e dukurive të tilla", u shpreh Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të brendshme.

Daçiç tha se në Serbi vazhdimisht rritet numri i azilkërkuesve, madje ai numër ka arritur në 5 mijë brenda vitit. Kryeministri serb tha se Serbia ballafaqohet edhe me shtetas të Serbisë të cilët kërkojnë azil në vendet e Evropës Perëndimore dhe të cilët sipas tij kryesisht janë rom dhe shqiptarë.

"Ne jemi të vetëdijshëm se numri më i madh i tyre nuk kanë ndërmend të kërkojnë azil në Serbi por të gjejnë mënyrë se si të shkojnë mëtej kah Evropa perëndimore. Ajo na shkakton problem pasi kemi edhe qytetarë tonë të cilët janë azilant të rrejshëm të cilët në fakt shkojnë për para e jo për azil. Kur bëhet fjalë për Serbinë, fatkeqësisht azilantët janë kryesisht shqiptarë dhe rom. Është shumë vështirë të gjinden masa përpos kontrolleve të rrepta të cilat i zbatojmë por nuk është e lehtë ta luftosh këtë problem të përbashkët që e kemi", deklaroi Ivica Daçiq, kryeministër i Serbisë.

Hapja e kontakt qendrës sipas Jankullovskës dhe Daçiqit paraqet dëshmi praktike për implementimin e mëtejmë të normave të parapara në konventën për bashkëpunim policor në Evropën Juglindore. Ferikan Iljazi

Free Traffic Exchange