A1 Report - Lushnje, demtohen pyjet ne zona te mbrojtura, Koçi: Rojet te korruptuar

2015-08-21 1

LUSHNJE- Pyjet e Lushnjës janë dëmtuar tej mase dhe shkak për këtë situatë nuk janë vetëm banorët e zonës që abuzojnë me prerjen e tyre, por edhe bashkëpunimi dhe korruptimi i rojeve.

Këtë fakt e pohon vetë drejtori rajonal i Pyjores në Lushnjë, Adrian Koçi, i cili ka paralajmëruar sanksione të rënda për personat që kapen dhe dyshohet se abuzojnë me prerjen e pyjeve.

Sipas tij vetëm gjatë ditëve të fundit janë ndaluar 8 persona dhe për 20 të tjerë ka nisur procedim penal për prerjen e paligjshme të pyjeve, sidomos në zonën e mbrojtur në Pyllin e Ardenicës.