TIRANE- Një ditë pas shtyrjes së votimit të projektbuxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2014, këshilltarët e majtë kanë kërkuar trasnparencë dhe prezencën e kryebashkiakut Basha në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, ndërkohë që nënkryetari i Bashkisë tha se mosvotimi i buxhetit është shërbimi më i keq që i bëhet qytetarëve të Tiranës.
Këshilltarët e majtë kanë reaguar sot në një konferencë të posaçme, për mosprezencën e kryetarit të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në mbledhjen e djeshme Këshillit për projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2014.
Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, ndërsa e ka argumetnuar vendimin për shtyrjen e votimit të këtij projektbuxheti me mungesën e transparencës, i ka bërë thirrje kryebashkiakut Basha të mos pengojë procesin e miratimit.
"Pr/buxheti ngeli në klasë. Duhet të japë një provim të ardhshëm javët e ardhshme. Ne i bëjmë thirrje zotit Basha të vijë dhe të ketë kurajo të krijojë hapësirën e duhur, të vijë të dëgjojë, të bëjë transparencë"
Ndërkohë sipas anëtarit të këshillit Bashkiak, Arbër Mazniku projektet e rëndësishme të bashkisë, siç ishin premtimet e punësimeve, kanë rënë.