A1 Report - Dy shperthime, në Erseke tritol makines se drejtorit te Ujësjellesit

2015-08-21 2

Dy shpërthime me tritol janë regjistruar brenda natës.

Shpërthimi i parë ka ndodhur në Ersekë, ku persona ende të paidentifikuar kanë vënë një sasi tritoli në makinën e Drejtorit të Ujësjellësit të Ersekës. Shpërthimi tjetër ndodhi në një lokal në Fushë Krujë.

Erseke, Makina e Drejtorit të Ujësjellësit të Ersekës ka shpërthyer rreth orës 01:20 nga një sasi eksplozivi. Policia ka dyshime se makinës së Drejtorit të Ujësjellësit Orest Malushit i është vënë tritol. Në momentin e shpërthimit makina ka qenë parkuar pranë një lokali. Sipas policisë nga shpërthimi me lëndë eksplozive tritol në automjetin me targë FR 21 77 B nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por policia po heton në disa pista për zbardhjen e rrethanave. Deri tani policia po heton pistën e një konflikti të vjetër, ndërsa përjashton pistën se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij si drejtor i Ujësjellësit, informon Lediona Xheladinaj, gazetarja e A1 Report.

Ne Fushë Krujë tritol lokalit,
Po ashtu, një tjetër shpërthim është shënuar edhe në qytetin e Fushë Krujës, natën e mbrëmshme.

Shpërthimi ka ndodhur në llokalin e quajtur "Kapo Nord" në pronësi të shtëtasit Besnik Xhepi mbrëmë rreth orës 02 e 50 minuta. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale të vetë lokalit.
Edhe në këtë ngjarje nuk dihen shkaqet dhe autorët, por policia vijon hetimet, informon Julian Shota, gazetari i A1 Report.

Free Traffic Exchange