A1 Report - Buxheti i Tiranes 2014, akuza e debate per zhdukje fondesh

2015-08-21 1

TIRANË - Ka rifilluar rreth orës 18:00 mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, mbledhje që ka zgjatur rreth 4 orë, për të shqyrtuar buxhetin e Bashkisë 2014, i cili në fund është shtyrë për miratim në dy javët e para të janar 2014.

Në mbledhje mungonte kreu i bashkisë, Lulzim Basha, por merrte pjesë nënkryetari i bashkisë, Enno Bozdo.

Gjë që është kritikuar nga kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi. "Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të jetë këtu. Nëse gjen kohë për konferenca shtypi, duhet të gjejë kohë një herë në vit të vijë këtu dhe të flasë përpara qytetarëve. Kur anashkalohet ky këshill unë gjykoj që është një shprehje e mospërfilljes, shprehje e asaj që deri diku po vuan Tirana. Futjes së politikës së madhe në atë çka ky qytet pret në të sotmen dhe të nesërmen e vet. Tirana është një kryeqytet pa kryetar. Braktisja e tij është joserioze. Nëse nuk është i aftë le të vijë të japë dorëheqjen."- u shpreh Dalipi.

"Nuk ka treguar minimumim e dinjitetit të ishte sot në këtë sallë. Tirana është pa kryetar bashkie", u mbështet edhe nga anëtari i Këshillit Bashkiak, Florian Pullazi. Ai shtoi se "Basha duhet o t'i shërbejë PD, ose bashkisë së Tiranës". "Para dy vjetësh tha se qytetarët janë të parët, ndërkohë që qytetarët jo më që s'janë të parët, por ndihen të mashtruar. Edhe në këtë buxhet vijnë vetëm shifra, vetëm projekte, ndërkohë qe ne kemi pa realizuar projektet e investimeve të vitit të mëparshëm", tha Pullazi.

Sipas tij, bashkia ka dështuar totalisht në realizimin e afateve dhe planeve para këshillit bashkiak që i dha votën. Shumë nga projektet që solli para një viti jo vetëm që s'janë realizuar, por janë gjysmakë. Si për shembull, kopshti nr.40 s'ka përfunduar, afati ishte të përfundonte brenda 8 muajve. Rruga Josif Pashko është shtruar vetëm 300 metra. Rruga Petro Nini Luarasi, që duhej të ishte mbaruar, dhe aty s'ka përfunduar asgjë. Priten fonde nga 2014. "Po ku kanë shkuar këto fonde, që janë dhënë për të mbaruar këto rrugë, duke nisur nga çerdhet e duke mbaruar te shkollat?!", pyeti i çuditur Pullazi. "Një nga kolegët tha se po të vihej kryetar Bozdo do bëheshin", shtoi më tej Pullazi.

Në Këshill është diskutuar edhe fati i klubit të futbollit "Tirana", ku 140 sportisë kanë mbetur pa paguar. Pullazi kujtoi se "për klubin e futbollit të Tiranës ishte 80 milion fondi. Janë shpenzuar dhe nuk dihet ku kanë shkuar fondet'. Ai ka quajtur përgjegjësi direkte të kryetarit të bashkisë, që "mashtroi para tifozëve për fushatë elektorale". Ndërsa këshilltarë të djathtë kanë shpjeguar se "shkuam në derexhe sepse duheshin 80 milionë lekë në muaj për të paguar klubin, shifër ekstremisht e ekzagjeruar. Të marrin 3-4 lojtarë jo kushedi çfarë 20 milionë në muaj është krim. Futbollistët cilësorë janë larguar se nuk ishte në gjendje t'i paguante", u shpreh një prej këshilltarëve të djathtë. Ai ka akuzuar edhe Akademinë e Futbollit, e cila ka njerëz të paaftë dhe bordi qe i pazoti për t'iu kundërvënë këtyre njerëzve duke u konfliktuar edhe...

Free Traffic Exchange