A1 Report - Gjykatësi amerikan per pergjimet e NSA: Jane te ligjshme

2015-08-21 0

SHBA - Gjykatësi amerikan William Pauley vendosi ditën e premte se përgjimet telefonike të Agjensisë Kombëtare të Sigurisë ishin të ligjshme.

Gjykatësi Pauley vendosi kështu në favor të NSA-së ndaj akuzës së ngritur nga Unioni i Lirive të Qytetarëve Amerikanë kundër drejtorit të agjensisë, James Clapper.

Sipas tij nuk ka asnjë provë që qeveria amerikane të ketë përdorur ndonjë nga të dhënat telefonike të përgjuara, për ndonjë arsye tjetër përveçse për hetim dhe parandalim të sulmeve terroriste.

Vendimi i gjykatësit William Pauley është ndoshta fitorja më e madhe e administratës së presidentit amerikanBarack Obama, në luftën për të mbajtur të paprekura programet e përgjimit të Agjensisë Kombëtare të Sigurisë.