A1 Report - Mallakaster, 50 vjeçari me motorr nderron jete pas perplasjes me fugonin

2015-08-21 8

MALLAKSTËR - Nje 50 vjeçar gjen vdekjen teksa motorçikleta me të cilën udhëtonte përplaset me nje fugon në afërsi të fshatit Frakull në Mallakastër.

Viktima është identifikuar si shtetasi, Mehmet Amzaraj, banues në fshatin Ninesh komuna Fratar në rrethin e Fierit.

Motorcikleta me të cilën udhëtonte Amzaraj në hyrje të rrugës nacionele Fier- Fratar është përplasur me automjetin tip fugon me targa AB 464 T qe drejtohej nga nje 56 vjecar me banim nga gjirokastra.

Përplasja ka rezultuar fatale për 50 vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Policia rrugore dhe ajo e rendit kanë mbërritur ne vendngjaraje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit,ndërsa kanë ndaluar edhe drejtuesine mjetit tip fugon

Burime pranë policisë së Fierit bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit, të ketë qënë mungesa e sinjalsitikës në rrugë.

Free Traffic Exchange