TIRANE- Pacientët që dëmtohen nga mjekët gjatë kurimit duhet të dëmshpërblehen, pavarësisht faktit nëse mjeku shpallet fajtor apo jo. Urdhri i Mjekut të Shqipërisë, do t'i ripropozojë ministrisë së Shëndetësisë që të hartojë një projektligj që garanton policën e sigurimit të pacientit.
Sipas Abazajt, pacientët vazhdojnë të ankohen për gabimet mjekësore në spitale dhe në krye të listës janë ankesat që vijnë për mjekët e QSUT-së.
Urdhri i Mjekut të Shqipërisë ka deklaruar se mbështet reformat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë, por i ka sugjeruar asaj që të ketë një administratë të depolitizuar si e vetmja garanci që reformat të ecin në rrugë të mbarë.