Brazili përfshihet nga përmbytjet

2015-08-21 0

Gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut të shkaktuara nga reshjet që goditën pjesën juglindore të Brazilit, në dy javët e fundit, humbën jetën të paktën 44 persona. Më shumë se 60 mijë banorë u detyruan të lënë shtëpitë e tyre. Ndërkaq, më shumë është prekur shteti federal Espirito Santo, ku janë regjistruar 27 viktima. Këtë rajon e vizitoi edhe presidentja e Brazilit, Dilma Rusef.

"Duhet të shpëtohen njerëzit e rrezikuar dhe të dërgohen në qendrën e strehimit. Kjo është më thelbësorja që duhet të bëhet, në këtë kohë kur përballemi me një katastrofë të tillë. Prioriteti i parë është shpëtimi i jetëve. Për këtë jemi më të shqetësuar", u shpreh Dilma Rusef, presidente e Brazilit.

Në rajonin më të rrezikuar, krahas ekipeve të shpëtimit, janë angazhuar edhe qindra pjesëtarë të ushtrisë. Gjatë ditës duhet të mbërrijnë edhe pjesëtarët e njësive të xhenios, të cilët do të punojnë nëpër rrugët dhe urat e dëmtuara. Autoritetet në Brazil njoftuan se në 26 lokalitete është shpallur gjendja emergjente. Petar Bllazhevski