UEJL, ritet numri i studentëve

2015-08-21 0

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Zamir Dika, tha se gjatë vitit që po e lëmë pas në këtë Universitet është rritur numri i studentëve, është investuar në hapësira të reja dhe janë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me disa Universitete Evropiane. Dika tha se prioritet kryesor i UEJL-së për vitin e ardhshëm mbetet energjia ekologjike, gjegjësisht zëvendësimi i naftës me si lëndë djegëse me atë solare.

"Këtë vit arritën të shënojmë 8500 të diplomuar, mbi 500 studentë janë duke studiuar në UEJL, dhe këtë vit arritën të ofrojmë dhe të zhvillojmë programe studimore në 70 të atilla në të tre ciklet e studimit. Nga ky numër i të regjistruarve 30 për qind e studentëve kanë vendosur të studiojnë në gjuhën angleze që gjithashtu përbën një komponentë të rëndësishme të zyrtarizmit të universitetit. Këtë vit arritëm të zgjerohemi edhe në cilësi edhe në kuantum me ofertën akademike në Shkup. Vitin e ardhshëm do vazhdojmë me projektin e universitetit ekologjik planifikojmë që ta integrojmë edhe bio masën si energji në ndërrimin e energjisë së naftës", tha Zamir Dika rektor i UEJL-së. Alsat-M

Free Traffic Exchange