Ndërtimi i Teatrit Shqiptar që duhet të fillojë në çdo moment, rindërtimi i Muzeut të Alfabetit Shqiptar në Manastir, mbështetje për 91 vepra nga autorë shqiptarë, festivalet e fëmijëve në gjuhën shqipe, janë disa nga projektet e realizuara në vitin 2013 nga Ministria e Kulturës, dedikuara shqiptarëve. Këtë vit, Ministria e Kulturës ka realizuar gjithsej 2 500 projekte, dhe sipas Kançeska Mileskës pjesa më e madhe e tyre kanë qenë destinuar për bashkësitë që jetojnë në Maqedoni.
"Projektet janë të mëdha në çdo fushë, nuk mund t'i përmend sepse janë shumë projekte, ndoshta do më duhen tre orë për t'i përmendur. Ka projekte kudo në veprimtarinë e dramës, muzikës dhe asaj skenike, si dhe në veprimtarinë botuese. Në të gjitha aktivitetet ka mbështetje projektesh, jo vetëm për pjesëtarët e komunitetit shqiptar, por për të gjitha komunitetet e tjera në Maqedoni. Numri është i madh", deklaroi Elizabeta Kançeska-Milevska, Ministre e Kulturës.
Kançeska-Milevska përsëriti se ajo nuk është përgjegjëse për vendosjen e monumentit të Car Dushanit dhe se Ministria e Kulturës nuk ka autorizim të ndërtojë përmendore, por janë komunat.
"Nuk kemi asgjë për të zbuluar. Ju them se në bazë të ligjit për përmendore dhe monumente përkujtimore,Ministria e Kulturës nuk është përgjegjëse për ndërtimin dhe vendosjen e tyre. Pra, nuk kemi juridiksion mbi këto gjëra, dhe nuk kemi çfarë të zbulojmë. Unë mund të flasë në përputhje me rregullat ligjore në vend. Unë nuk jam hetuese, unë duhet thjesht t'i respektoj rregulloret ligjore", tha Elizabeta Kançeska-Milevska, Ministre e Kulturës.
Për vitin 2014, ministria e Kulturës do të ketë një buxhet prej 3,9 miliard denarësh, që është 11,6 % më i lartë se ai i vitit të kaluar. Bojana Simonoviq