SHKODER- Një lokal pa leje është shembur paraditen e sotme në Shkodër nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i bashkisë. Sipas INUV në Shkodër, lokali i shembur ditën e sotme në lagjen "Rus" është një ndërtim pa leje, ndërsa pronarët pretendojnë se e kanë me dokumenta të rregullta.
Lidhur me këtë fakt ka pasur debate mes policisë së Shkodrës dhe pronarëve të objektit.
Si pasojë e këtyre debateve, pronarët e lokalit janë shoqëruar në policinë e Shkodrës.