A1 Report - Vlore, brenda 10 ditesh ne spital u shtruan 3 raste me malarie

2015-08-21 2

TIRANE - 41 vjeçari Ridvan Kate, i cili vdiq dje pasdite pasi ishte i prekur nga sëmundja e malarjes kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Guinea Ekudoriale dhe ishtë paraqitur në spitalin rajonal të Vlorës vetëm 5 ditë para se të ndërronte jetë.

Këtë fakt e pohon vetë mjeku infektiv, Adrian Misha në Vlorë, i cili tregon momentet kur është paraqitur, i shoqëruar nga shokët e tij dhe gjendjen e tij të rënduar.

"Kishte ethe dhe temperaturë të lartë. Është dërguar në urgjencën e spitalit dhe brenda një ore ka nisur të humbasë koshiencën. Ka qenë duke dalë me shokët e tij kur ka ardhur në spital. Anamezën e kam marrë nga persona që e shoqëronin duke qenë se kishte ethe, dhe temperaturë të rëndë u dyshua për një malaria në gjëndje të rëndë." --tha mjeku Adrian Misha

Ai tregon se brenda këtyre 10 ditësh janë paraqitur 3 raste të personave të prekur nga sëmundja e malarjes e importuar nga vendet e Afrikës, ku ata ishin punonjës sezonalë.

Për 10 ditë kanë ardhur tre raste të dyshuara me malaria, dy prej tyre kanë qenë rëndë dhe janë dërguar urgjentisht në Tiranë"- shton ai.

Rasti i 41 vjeçarit, Ridvan Kate, banues në Vlorë shënon edhe viktimën e parë nga malarja pas 50 vitesh në Shqipëri. Ai ishte kthyer nga Guine Ekuadoriale pas 6 muajsh ku kishte punuar në ndërtim në sektorin e kartoxhesit. Ai ishte kthyer të premten e kaluar dhe sipas familjarëve gjendja e tij ka qenë gjatë gjithë kohës e rënduar, e shoqëruar me ethe dhe temperaturë të lartë.