A1 Report - Buxheti, 39 amendamente të PD Basha: Premtime që Rama i harroi

2015-08-21 0

TIRANE- Partia Demokratike propozon 39 amendamente për paketën fiskale dhe pr/buxhetin 2014.

Kryetari i PD-së duke prezantuar amendamentet thotë se i kujton qeverisë premtimet që ajo vetë i ka bërë në fushatë dhe ka fituar zgjedhjet ndërkohë që nuk i ka reflektuar në draft por i është rikthyer mashtrimeve.

Ndër 39 amendamentet është dhe heqja e tvsh për ushqimet bazë të shportës si vendosjen e kufirit për borxhin publik.

1- Heqjen e tvsh për ushqimet bazë të shportës Buxheti i qeverisë dhe paketa fiskale nuk i ka "I ka harruar ia kujtojmë nesër me amendamentin e propozuar nga PD, i japim shansin të mos damkoset mashtrues përpara votuesve"

2- PD propozon legalizimin falas për zonat informale

3- Propozon shëndetësi falas me zero kontribute shëndetësore.

4- Heqjen e akcizës së naftës për fermerët

5- Heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar të imputeve në bujqësi

6- Vendojen e kufirit të borxhit "E lamë 69 % po e con në 74 % "


"Amendamentet tona bazohen në premtimet e vetë Ramës para fushatës dhe falë të cilave u mori votën dhe në propozimet e grupeve të interest me të cilët zhvilluam takime publike dhe mediatike "- nënvizoi Basha duke nënvizuar: "Miratimi i kësaj pakete është lajmi më i keq për shqiptarët fillimi i rrokullisjes drejt recensionit dhe krizës ekonomike"

Për Bashën pr/buxheti i PD-së do të ishte krejt tjetër dhe do të vendoste politikën e zhvillimit mbi politikat fiskale.

"Po të kishte 1 milgram të vërtetë që ka ulur taksën e fitimit sipërmarrja ndoshta dhe unë do ti thurnim lavde këtij çlirimtari. Sipërmarrja është në revoltë të trefishtë. Rritja e taksës asgjëson çdo rritje është bërë me arbitraritet fyes"- tha Basha.