A1 Report - Atentat me autobombe ne Bejrut, vritet ish-ministri i Financave

2015-08-21 4

BEJRUT- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Bejrutit, kryeqytetit të Libanit, pranë hotelit "Katër Stinët", jo shumë larg zyrës së kryeministrit.

Nga shpërthimi i autobombës i ndodhur mëngjesin e sotëm kanë mbetur të vrarë 5 persona mes tyre dhe ish ministri i Financave Muhammad Shatah, krahu i djathtë i ish kryeministrit Saad Hariri, djali i Rafik Hariri ish kryeministër i Libanit, i vrarë gjatë një atentati më 14 shkurt të vitit 2005-së.

Sipas mediave ndërkombëtare, ish ministri libanez Mohammed Shattah, ka kundërshtuar pak kohë më parë presidentin e Sirisë, Bashar al -- Assad.

Lajmi për shpërthimin fillimisht u bë i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat u referohen dhe dëshmitarëve okularë.

Pamjet e televizionit shtetëror libanez shfaqën trupa në flakë që thërrisnin për ndihmë nëpër rrugët ku sot në mëngjes ndodhi shpërthimi, jo shumë larg zyrës së kryeministrit.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 09:40 minuta në sheshin Starco, në mes të qendrës turistiko-financiare të Bejrutit.

Ansa informon se në vendin e shpërthimit mund të shihen xhama të thyer të ndërtesës Starco, deri në katin e tetë të saj e cila i ka dhënë dhe emrin sheshit.