A1 Report - Nis ndarja e ndihmes ekonomike Veliaj: Abuzuesit, para drejtesise

2015-08-21 2

TIRANE- Nga sot ka filluar shpërndarja e pagesave të ndihmës së ekonomike dhe aftësisë së kufizuar në të gjitha njësitë vendore të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë një vizite në shtëpinë e familjes Hyseni në Njësinë Bashkiake nr.7 në Tiranë, e cila jeton me ndihmë ekonomike.

"Më vjen mirë që mbajtëm premtimin për shpërndarjen e pagesave të plota për dhjetorin, që gjithkush të festojë Vitin e Ri. Nga sot, kushdo që ka pagesa të prapambetura të ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar mund të paraqitet pranë sporteleve përkatëse për t'i tërhequr ato. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë kontrollet në çdo njësi vendore për të çuar para drejtësisë të gjtihë abuzuesit, qofshin ata kryetarë të njësive vendore apo administratorë socialë", u shpreh z. Veliaj.

Familja Hyseni është një nga ato familje në kushte të vështira financiare, që jeton me pagesat e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar. Sheqerja dhe bashkëshorti i saj, Halili, 66 vjeç, janë që të dy invalidë pune, ndërsa nipi, Ersi me mbesa e tyre, Xheni, 9 dhe 7 vjeç, vuajnë nga autizmi dhe trajtohen me ndihmë nga Shërbimi Social Shtetëror.

Prej disa javësh, Shërbimi Social Shtetëror i MMSR-së ka kallëzuar në Prokurori mbi 800 raste të abuzimit me skemën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar.