A1 Report - Naço: Ja perfituesit nga aministria, te shtohen denimet alternative

2015-08-21 1

TIRANË - Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, ka shpjeguar përpara medias, aministrinë që është duke përgatitur qeveria për të dënuarit si dhe disa propozime që do i bëhen prokurorisë për dënimet alternative. Nga selia e kryeministrisë ku ka bërë të ditura këto propozime, Naço tha se, "kohët e fundit është rritur kriminaliteti në moshat e reja"

"Kohët e fundit ka pasur një tendencë në rritjen e kriminalitetit në moshat e reja. Duke filluar nga Janari 2014 në drejtësinë shqiptare do të ketë një klimë të re. Ne do i drejtohemi nesër Prokurorisë së Përgjithshme edhe një mënyrë të re dënimi. Do kërkojmë një ashpërshim të dënimeve të rënda dhe dënime më të lehtë, kur është mundësia e dënimeve alternative", theksoi gjatë fjalës së tij, ministri Nasip Naço.

Sipas tij, do propozohet përdorja sa më e shpeshtë e disa prej neneve të Kodit Penal, për dënimet alternative. "Neni 58- gjysëm liri, ai 59, qëndrimi në shpi, 60, heqja dorë nga alkooli apo droga, neni 64 i lirisë me kushte e disa nene të tjera, janë që do i propozojmë prokurorisë përdorimin më të shpeshtë", deklaroi ministri i Drejtësisë, Naço.

Sipas Naços, në këtë frymë kanë ecur edhe ndryshimet në Kodin Penal të bëra ndër vite. "Edhe krijimi i Shërbimit të Provës është në këtë frymë dhe do të shtrihet dhe në rrethe", tha ministri i Drejtësisë.

"Nga ligji për aminstinë përfitojnë të dënuarit deri në 3 vite burg. Gratë mbi moshën 55 vjeç dhe burrat mbi 60 vjeç, përjashtuar nenit 4 të ligjit", tha Naço.
Sipas tij, "nga kjo amnisti përfitojë edhe të dënuarit e mbitur mbi 18 vjeç". "Ky ka qenë qëllimi i kësaj amnistie", theksio Naço. "Për të pasur një dënim alternativ, për të ashpërsuar dënimet e tjera", tha në fjalën e tij, ministri i Drejtisë, Nasip Naço.