SPANJË - Një nga veprat arkitektonike më kurioze në botë është Katedralja që po ndërton prej 5 vitesh Justo Gallego Martinez.
Martinez sot është 86-vjeçar dhe ishte një murg deri në vitin 1961, vit në të cilin e braktisi jetën në Manastir, për shkak të një sëmundje. Pas atij vit, ai kishte premtuar se nëse do të mbijetonte, do të ndërtonte një vend për tu falur të dedikuar Shën mërisë.
Fatmirësisht, ai u shërua nga sëmundja dhe në një tokë në pronësi të familjes, nisi të ndërtojë diçka më shumë se një vend të tillë, një Katedrale edhe pse nuk kishte asnjë kompetencë në fushën e arkitekturës dhe të ndërtimit.
Që prej asaj kohe ndërtimi i Katedrales vazhdon, duke u realizuar me materiale të riciklueshme dhe të vjetra. Punimet drejtohen nga vetë Martinez, me ndonjë ndihmë të vogël të dikujt. Nuk ekziston asnjë projekt për strukturën, por ish murgu është shprehur se e ka të gjithë idenë në mendjen e tij dhe se është i drejtuar nga Zoti për ndërtimin e saj.
Shumë njerëz e kanë konsideruar si të çmendur për këtë gjë, gjithashtu edhe autoritetet vendase e shohin me dyshim, pasi edhe ndërtimi i kësaj Katedrale është abuziv pasi Martinez nuk ka kërkuar asnjë leje për të. Megjithatë është toleruar deri në momentin që ai do të ndërrojë jetë, ku më pas Katedralja do të prishet, pasi është e bërë me materiale të përdorura që nuk respektojnë standartin e sigurisë.
Edhe pse deri më tani ndërtimi i Katedrales ka tërhequr shumë turistë në Mejorada del Campo, një qytezë që ndodhet në Madrid të Spanjës.