A1 Report - Permet, rritet papunesia, banoret nuk gjejne treg pune

2015-08-21 1

PËRMET - Papunësia vijon të mbetet një "plagë" e hapur në qytetin e Përmetit. Sipas statistikave të Zyrës së Punës Rajonale, gati 70% e fuqisë së aftë për punë, është sot e pa angazhuar në ndonjë punë në sektorin privat apo pak në atë publik. Banorët shprehen se situata është mjaft kritike, pa asnjë lloj perspektive sidomos për moshat e reja.

"Kërkojmë punë në Bashki, s'ka." "99% e popullatës janë papunë."
"Kemi lëvizur, kam ikur nga Përmeti. Jam në Tiranë kam gjetur një punë në Tiranë se këtu është e papërballueshme."
"Ne këtu kemi një ekonomi shumë të vogël. Kam mbaruar shkollën, jam i interesuar për të gjetur punë. Vende nuk ka", shprehen disa prej banorëve të qytetit të Përmetit.

Nga ana e saj, Bashkia e Përmetit e ka të pamundur krijimin masiv të vendeve të punës, por synon që përmes programeve të ndryshme me partenerë të huaj, të krijojë një bazë të mirë kursesh për të rinjtë, për mbajtjen gjallë të zanateve në harresë që janë tradicionale për zonën në fjalë.