A1 Report - Vlore, deti 8 balle, trageti i Brindizit mberrin ne oren 15:00

2015-08-21 3

VLORË - Moti i keq në detin Adriatik ka bërë që trageti i nisur nga Brindizi drejt Vlorës të mos mbërrijë në orarin e caktuar por mund të ankorohet në orën 15:00 të mesditës.

Siç bëhet e ditur nga kapiteneria e portit në Vlorë, dallgët në gjir arrijnë deri në 5 ballë, ndërsa në det të hapur është 8 ballë.

Sipas burimeve të kapitenerisë, trageti i linjës 'Europian Ferries' është nisur mbrëmë nga Brindisi dhe për shkak të dallgëve vonesa do të jetë disa orëshe.

Free Traffic Exchange