A1 Report - Deputetet e PD jashte zgjedhjeve te partise, procesi me delegate

2015-08-21 0

TIRANE- Deputetët e Partisë Demokratike do të jenë të përjashtuar tërësisht nga procesi i zgjedhjeve të brendshme të partisë. Nëpërmjet një vendimi të marrë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të gjithë deputetët e PD-së të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit nuk do të marrin pjesë në procesin e riformatimit të partisë.

Burime nga selia blu bëjnë me dije për gazetën "Shqiptarja.com" se i gjithë procesi do të zhvillohet nëpërmjet delegatëve që do të zgjidhen nga kryetari i partisë, ku do të përjashtohen të gjithë deputetët aktualë të partisë.

Përjashtimi i deputetëve
Vendimi për të përjashtuar deputetët është marrë nga vetë Kreu i PD-së i cili do të dërgojë delegatët e tij në të gjitha degët e Partisë Demokratike të cilët do të monitorojnë dhe do të zhvillojnë këtë proces elektoral brenda partisë. Krahas kësaj, burimet nga Partia Demokratike bënë të ditur për gazetën "Shqiptarja.com" se të gjithë të zgjedhurit e popullit në zgjedhjet e 23 qershorit janë komplet në një terr informativ.

Pra kreu i Partisë, Lulzim Basha nuk i ka dhënë informacion atyre për të gjithë procesin i cili pritet që të fillojë në fund të muajit janar dhe të zgjas pak dit. Edhe pse nisma për riformatimin e partisë u prezantua në datën 8 dhjetor nga Lulzim Basha, ajo do të kalojë disa filtra të tjerë të cilët do të përcaktojnë edhe fillimin e zgjedhjeve të brendshm tek PD-ja e cila sipas të gjitha gjasave do të shkoi në një ristrukturim total të saj.