A1 Report - Greqia rikthen ushtrine ne kufi me Shqipërine, forcohet kontrolli

2015-08-21 4

(Gazetar, Elkier Bushkolaj). JANINE- Duke filluar nga 1 janari 2014 kufiri shqiptaro-grek do të monitorohet nga ushtria greke. Kërkesa është bërë nga komunat fqinje me Shqipërinë, Filiaton, Pogoniou, Konitsas dhe Nestori, për shkak edhe të problematikave që janë shfaqur gjatë dy-tre muajve të fundit. Raste të tilla janë vrasja e dy vëllezërve shqiptarë dhe një polici grek si pasojë e një shkëmbimi zjarri, apo rastet e trafikimit të lëndës narkotike.

Këto komuna kanë bërë thirrje që të rivendoset ushtria dhe policia greke në kufi me Shqipërinë, në mënyrë që të forcohet kontrolli në zonat kufitare.

Vendimi për rikthimin e ushtrisë në kufi, u mor gjatë një takimi të përbashkët të mbajtur në sallën e qytetit Pogoniou, në Janinë, ndërsa kanë kërkuar një takim me kryeministrin grek dhe ministrat përkatës.

Krerët e komunave greke, ndërkaq kanë kërkuar edhe realizimin e një studimit të veçantë për ruajtjen e kyfirit me sistemet elektronike të monitorimit.

Sipas shtetit grek, kjo nismë ka për qëllim forcimin e postave kufitare dhe kontrolleve të ushtrisë, për të shmangur rastet e trafikimit të armëve apo lëndëve narkotike.

Free Traffic Exchange