A1 Report - Korçe, Peleshi: Do keni gjithmone mbeshtetjen e qeverise qendrore

2015-08-21 0

KORÇË - Edhe pse nuk është më në krye të Bashkisë së Korçës, zëvendëkryeministri Niko Peleshi ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për qytetin e tij.

Deklarata e Peleshit është bërë gjatë ceremonisë së inaugurimit të fasadës së ish-mapos që sot është bërë një zonë me dyqane private.

Rikonstruksioni i fasadave është një projekt i Bashkisë së Korçës, i nisur që kur në krye të këtij institucioni ishte Niko Peleshi, i cili ishte i pranishëm edhe sot në ceremoninë e inaugurimit.

Duke folur në këtë ceremoni, Peleshi tha se, sa herë që kthehet në Korçë emocionohem sikur të ishte hera e parë.

"Ky projekt vuri në qendër biznesin, ky projekt është shpirti ekonomik i biznesit të vogël. Restaurimi i fasadave i ka dhënë shije tjetër Korçës. Korça do ketë gjithmonë mbështetjen e qeverisë qëndrore", ka thënë zëvendëskryeministri Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij.