Krishtlindja është festuar në mbarë Shqipërinë.
Shkodër- Qindra besimtare katolikë u mblodhën në orën 23:00 në katedralen e Shën Shtjefnit në metropolin verior për të kremtuar këtë moment të rëndësishme në kalendarin kristian, lindjen e Jezu Krishtit. Mesha e shenjtë e Krishtlindjes u mbajt nga arkipeshkvi i Shkoder- Pult, Imzot Angjelo Massafra.
Lezhë- Mesha e shenjtë e Krishtlindjeve u mbajt nga arkipeshovi i Dioqezës së Lezhës imzot Ottavio Vitale, i cili uroi të gjithë besimtarët, katolikë për më shumë paqe, mirësi dhe dashuri me njëri tjetrin. Katedralja e "Shën Nikollolles" në Lezhë ishte mbipopulluar nga prania e besimtarëve që pritën për të kryer ritualet e festës, lutjet, ndezjen e qiririt dhe faljes.
Elbasan- Në Elbasan Krishtlindja është festuar ndryshe. Kremtimi është pritur jashtë ambienteve të Kishave, pasi dy Kishat më të mëdhaja të qytetit si: Kisha e "Shën Kollit" dhe Kisha e "Shën Piu të X" kanë qëndruar të mbyllura. Arsyet janë ende të paqarta për të gjithë besimtarët të cilët endeshin nëpër dyert e kishave që ishin të kyçura. E vetmja Kishë e cila ka pritur besimtarët të cilët luteshin për ringjalljen e Krishtit ishte Kisha "Shën Maria", e cila ndodhet në kalanë shekullore në qendër të qytetit.
Korçë - Edhe në qytetin e kKorçës është kremtuar dita e lindjes së Krishtit. Mbrëmjen e djeshme në kishën katolike "Ringjallja" dhjetëra besimtarë katolikë kanë ndjekur këtë ceremoni fetare. Ndërsa mëngjesin e sotëm dhjetëra besimtarë ortodoksë i janë drejtuar katedrales "Ngjallja e krishtit", ku mbahet mesha e kesaj dite dhe më tej përcillen urimet.
Vlorë- Mesha e Krishtlindjeve është mbajtur edhe në kishat e rrethit të Vlorës. Besimtarët janë mbledhur për të kremtuar festën e Krishtlindjeve.
Lushnje- Besimtarët ortodoksë dhe katolikë në qytetin e Lushnjës kanë festuar sot në kishat përkatëse lindjen e Jezu Krishtit. Ndërkohë mbrëmë në kishën katolike të "Shën Pjetrit dhe Palit" u mbajt mesha solemne e përvitshme nga At Don Zeno i cili uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe, mirësi dhe afrimitet me njëri-tjetrin.