SHBA dhe Kanada, 500 mijë shtëpi pa energji

2015-08-21 4

Më shumë se 500 mijë familje në pjesën verilindore të SHBA-ve dhe në Kanadanë juglindore edhe sot janë pa energji elektrike ndërsa të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga stuhia. Vetëm në Toronto rreth 85 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Gjendje kritike është edhe në Kebek ku në terr janë rreth 32 mijë shtëpi.

"Shumë njerëz nuk kanë ngrohje. Ekziston mundësia të ngrij edhe sistemi i ngrohjes qendrore. Ne punojmë shpejtë dhe shpresojmë se do t'i largojmë defektet para se të bëhet shumë vonë", tha Xhastin Fajsh, elektricist.
Problemet në rrjetin elektrik u shkaktuan nga stuhia e borës që kaploi këto vise para disa ditëve. Shërbimi nacional meteorologjik njoftoi se temperaturat do të vazhdojnë të jenë shumë të ulëta dhe se stuhia po kalon në pjesët qendrore të Kanadasë. Petar Bllazhevski

Free Traffic Exchange