Zëvendësministrit i Brendshëm Zemri Qamili nuk sqaron nëse janë zbardhur ose jo incidentet ku viktima ishin nxënësit shqiptar. Në një tribunë të organizuar në Tetovë ai prezantoi të dhënat e njëjta të cilat kohë më parë i kishte prezantuar edhe ministrja Gordana Jankullovska. Gjatë këtij viti janë regjistruar 160 incidente dhe 86 prej tyre janë zbardhur. Numri më i madh i incidenteve kanë ndodhur në Shkup apo 86 pastaj në Tetovë, 21 aq sa edhe në Kumanovë dhe 16 në Manastir.
"Nga këto sjellje të dhunshme lëndime trupore kanë pësuar 146 nxënës, nga të cilët , 4 me lëndime të rënda trupore. Këtu me qëllim do e evitoj përbërjen etnike të nxënësve jo shkaku se njërët apo tjerët kanë pësuar por sepse janë nxënës janë të rinjë janë fëmijë", deklaroi Zemri Qamili, Zv/ministër i Punëve të Brendshme.
Në tribunën shkencore në Tetovë me temë "Kundër dhunës, për paqe dhe bashkëjetesë në Maqedoni", Zëvendësja e avokatit të popullit Irina Stojanovska, ka kërkuar angazhim më të madh të institucioneve kurse dekani i fakultetit juridik në Universitetin e Shkupit, Borçe Davitkovski, për rastet e dhunës ka fajësuar edhe partitë politike.
"Duhen masa konkrete dhe efikase, për parandalimin çdo lloji të dhunës mes fëmijëve sepse pasoja janë afatgjatë në zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm", tha Irina Stojanovska zëvendësavokat i popullit.
"Roli i partive që është i pa evitueshëm, ato në luftën për të ardhur në pushtet nuk zgjedhin mjetet, nxisin ndihmojnë e kështu me radhë. Duhet theksuar edhe rolin e familjes dhe të organeve të shtetit. Zëvendësministri theksoi diçka por këto janë vetëm faktografi kaq këtu kaq atje kaq zbardhje kaq të mbetura. Roli por e tyre është ti procesuojnë ti zbardhin dhe mbarojnë punën dhe këtu të lidhet edhe pushteti i tretë, gjyqësori, i cili duhet që lëndën e procesuar ta përfundojë, të ketë epilog", u shpreh Borçe Davitkovski, Dekan i fakultetit juridik, Shkup.
Tribuna e sotme, është iniciuar nga fakulteti juridik i USHT-së, me qëllim përcjelljen e mesazhit për paqe dhe bashkëjetesë dhe jo për dhunë. Bashkim Sulejmani