Tetovë, ndotja arrin nivelin shqetësues

2015-08-21 0

Ajri në qytetin e Tetovës sot rezulton të jetë më i ndotur se në të gjitha qytetat tjera të Maqedonisë. Matjet e fundit tregojnë se prezenca e grimcave "PM10" është në nivel shumë të lartë. Banorët e anketuar kritikojnë ashpër ministrinë e ekologjisë e cila sipas tyre duhet të ndërmarrë masa urgjente për evitimin e kësaj situate.

"Ajri është i ndotur dhe me siguri që deponia e egër ndikon në përkeqësimin e situatës."

"Ajri është i ndotur s'jam i sigurt nëse ndikon edhe deponia e egër por në përgjithësi janë mbledhur shumë elemente me vetura me deponi me jo kulturën e institucioneve përkatëse që punojnë. Ministria e Ekologjisë duhet më tepër të investojë, kështu diçka mendoj."

"Katastrofë katastrofë është gjendja e ajrit", thonë banorët.

Ndotjes së ajrit në Tetovë në masë të madhe i ndihmon edhe qendra për grumbullimin e mbeturinave. Për shkak se mbeturinat nga kjo pjesë të qytetit qëndrojnë një kohë të gjatë dhe nuk barten shpejtë, të njëjtat ndizen dhe lëshojnë gazra të ndryshëm. Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi fajëson qytetarët e papërgjegjshëm që ndezin mbeturinat.

"Për buxhetin e vitit 2014 ne veç më i parashikuam mjetet për qendër të re transiti pra dislokim i plotë sepse ajo nuk është edhe qendër transiti. Jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë nuk digjen mbeturinat por ka persona të papërgjegjshëm që i bëjnë, por inspektorati reagon menjëherë", deklaroi Teuta Arifi - kryetare e komunës së Tetovës.

Me iniciativë të disa qytetarëve të dielën në Tetovë pritet të mbahet protestë për të kërkuar nga Institucionet që të ndërmarrin masat për zgjidhjen e këtij problemi disavjeçar në këtë qytet. Bashkim Sulejmani

Free Traffic Exchange