A1 Report - 12 vjeçari me 2 veshka te demtuara kerkon ndihme per transplant

2015-08-21 6

SHKODËR - Migert Dyli është vetëm 12 vjeç. Prej 2 muajsh ai po lufton me një sëmundje të rëndë që i ka prekur të dyja veshkat. Mjekët i kanë thënë se ka nevojë urgjente për kryerjen e transplantit.

Sëmundja e ka detyruar të ndërpresë mësimin në shkollën e Gurit të Zi dhe të dergjet në shtrat në shtëpinë e tij.

Për Migertin babai i tij është gati të japë njërën veshkë, por këtë familje është e pamundur përballimi i kostos së operacionit që do t'i shpëtonte jetën vogëlushit.

"E shtruam për 20 ditë në spital pastaj doli. Tani shkojmë 3 heë në javë në Tiranë. Shteti të na ndihmojë, sepse nuk e përballojmë dot koston e operacionit."- thotë nëna e 12 vjeçarit prej javësh ndodhet në shtrat.

Migerti do të shkojë edhe një herë në shkollë si më parë.

"Të lutem më ndihmoni. Do dëshiroja të shkoja në shkollë si të gjithë shokët e mi"- thotë ai.

Familjarët kërkojnë ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë ndërsa bëjnë apel dhe për ndihmë nga shoqëria civile, pasi nuk mund të presë shumë.