Mazhoranca e re po shqyrton mundësinë e një shkarkimi të mundshëm të Presidentit aktual, Bujar Nishani. Shkak për këtë iniciativë që mund të startojë javët e ardhshme është ngërçi që ka mbërthyer drejtësinë shqiptare, e vënë në qendër të akuzave për korrupsion jo vetëm nga faktorët shqiptarë por dhe nga ndërkombëtarët dhe e fiksuar në raportet serioze për Shqipërinë të organizmave seriozë ndëkrombëtarë. Rasti më i fundit ka qënë shtyrja e dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nga ana e këshillit të Ministrave të vendeve të BE për muajin qershor të vitit të ardhshëm.