Lekundet karrigia e Nishanit gradoi vjehrren e Rezart Taçit

2015-08-21 53

Në një kohë kur ndaj familjes Taçi dhe vetë biznesmenit të naftës Rezart Taçi është depozituar në prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal me 6 akuza për evasion fiskal, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka promovuar vjehrën e këtij të fundit duke e transferuar nga gjykata e Krujës në atë të Tiranës. Bëhet fjalë për gjyqtaren Dhurata Balla, e cila në mbledhjen e datës 20 dhjetor të këtij viti është promovuar nga KLD, si gjyqtare në karrierë, duke u transferuar nga Gjykata e Krujës në atë të Tiranës.

Emri i Dhurata Ballës rezulton në listën e 13 gjyqtarëve të tjerë, që u miratuan së fundi nga anëtarët e KLD, për të qënë pjesë në trupën gjyqësore të gjykatës së kryeqytetit. Vendimi për trasferimin e Ballës në Tiranë vjen pikërisht në një kohë, kur ndaj dhëndërit të saj dhe krushkut, janë ngritur disa akuza nga Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve.

Free Traffic Exchange